Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim policit Haris Kelmendi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
I pandehuri Haris Kelmendi dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar policor ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare apo autoritetin.
“Të pandehurit H.K. gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për veprën penale Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 paragrafi 1 të KPRK-së, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 paragrafi 1.1 dhe 1.2.2 të KPK-së”, thuhet në njoftim./UBTNews