UBT News

Një muaj paraburgim për personin që sulmoi seksualisht një të mitur

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual ndaj një të miturës.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i dyshuari ka kryer veprën penale sulm seksual ndaj viktimës të mitur.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj./UBTNews/

Exit mobile version