Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurit M.ZH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje nga pakujdesia.
“M.ZH. dyshohet se më datë 20.12.2020 rreth orës 23.30 në Podujevë, nga pakujdesia kishte shkrepur armën e markës “Magnum” dhe në atë moment kishte pësuar lëndime anëtarja e familjes – tani e ndjera SH.ZH., e cila me datë 21.12.2020 nga plagët e marra kishte ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftimin e Themelores.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.