UBT News

Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se vodhi arkën e bamirësisë në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim D.K, i dyshuar për vjedhjen e arkës së bamirësisë në një furrë në Prizren.

“Me datë 07 shkurt, me qëllim që vetes t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, të pandehurit D.K., (dhe K.P., i cili është në arrati), në një lokal – furrë, marrin pasurinë e luajtshme dhe atë një arkë të bamirësisë, në atë mënyrë të pandehurit duke shfrytëzuar momentin e volitshëm, kur në lokal nuk ishte askush, dëmtojnë derën e pasme, hyjnë brenda dhe marrin arkën e bamirësisë, ku në te ishin para metalike, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes, me ç;rast shkaktojnë dëme materiale”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e Gjykatës./UBTNews

Exit mobile version