UBT News

Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, ndaj të pandehurve F.R., dhe Sh.B.., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: “kontrabandimi me migrantë”.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve F.R., dhe Sh.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

“Më datë 20 shtator, në orët e mesditës në autostradën “Ibrahim Rugova” – aksin rrugor Vërmicë – Prizren është vërtetuar se të pandehurit në bashkëkryerje merren me kontrabandim të migrantëve, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, në atë mënyrë që derisa policia kufitare ishte duke patrulluar në lokacionin e lartpërmendur, vërejnë veturën (1) të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri F.R., si dhe një veturë tjetër (2) të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Sh.B., ku brenda veturës (1) të të pandehurit F.R., ishin 5 shtetas sirianë, ndërsa në veturën (2) të pandehurit Sh.B., kanë qenë 4 shtetas sirianë, por të cilët me të vërejtur policinë kanë dalë nga vetura (2) e të pandehurit Sh.B., dhe janë larguar nga i vendi i ngjarjes, me ç ’rast të pandehurit janë ndaluar nga ana e policisë së bashku me 5 shtetasit e tjerë sirianë, të cilët u janë nënshtruar procedurave të rregullta nga autoritetet kompetente të emigracionit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Exit mobile version