UBT News

Një muaj paraburgim për dhunë familjare

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit R.Sh., shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, më 19 dhjetor 2022 në një fshat të Shtimes, në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, ushtron dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij – H.Sh., duke i kërkuar që të mos shkojë në punë dhe duke e ofenduar me fjalë të rënda.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim emocional, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Exit mobile version