UBT News

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një 13-vjeçarje

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar një muaj paraburgim Sh.B, nën dyshimet se dhunoi një 13-vjeçare në mesditën e 7 marsit.

Sipas komunikatës për media nga Gjykata Themelore në Prizren, me datën 7 mars në orët e mesditës, i pandehuri Sh.B., pasi qe e kishte marrë me veturën e tij të dëmtuarën – fëmijën 13 vjeçare, i pandehuri Sh.B., prek të dëmtuarën në këmbë afër gjurit dhe në pjesë të ndryshëm të trupit derisa e dëmtuara ishte e ulur në ulësen e parë të pasagjerit, dhe në një moment gjatë lëvizjes vetura ndalet nga patrulla e Policisë, ku edhe i pandehuri shoqërohet në Polici

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit Sh.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se; Gjyqtarja e procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, ngase i pandehuri me qëndrimin e tij në liri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të dënimit të lartë që i kanoset për këtë vepër penale e cila parashikohet me dënim me burgim prej dhjetë (10) vjet deri në njëzetë (20) vjet, si dhe peshës së veprës penale e cila është e natyrës mjaftë të rëndë”, thuhet në njoftim.

Arsyet tjetër për masën e paraburgimit është edhe se nëse i pandehuri lirohet në liri mund të ndikojë tek fëmija si i dëmtuar apo edhe familajrët për të ndryshuar deklarimet apo edhe të fshihen provat.

“Po ashtu qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje sa po kanë filluar andaj nëse i pandehuri lihet në liri ka arsye për të besuar se i njëjti do të ndikojë tek fëmija si dëmtuar apo edhe familjarët e saj në ndonjë mënyrë të caktuar për të ndryshuar deklarimet apo edhe të asgjësoje apo fsheh ndonjë provë materiale. Andaj, duke marrë parasysh të lartë cekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret masa e paraburgimit është më oportune dhe më e arsyeshme duke marr parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore dhe rrezikut të ikjes apo fshehjes së të pandehurit”, thuhet në komununikatën e gjykatës.

Exit mobile version