Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj B.B., S.H., M.S., D.M. dhe S.S., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve dhe sulm ndaj personit zyrtar.
Gjyqtari i procedurës paraprake i ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për të siguruar praninë e të pandehurve dhe pas analizimit të tyre, konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale.