Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim për një të mitur që sulmoi babain dhe policin në Prizren.
Gjykata nëpërmjet një komunikate tregon se H.L më 13 shkurt ka ushtuar dhunë ndaj prindërve të tij duke kërcënuar verbalisht e më pas edhe duke e sulmuar babanë e tij. I njëjti kishte ndërmarrë veprim për ta djegur edhe objektin kolektiv ku banon me familje.
I mitur në po të njëjtën ditë kishte rezistuar edhe ndaj zyrtarëve policor, ku edhe sulmoi policin.
“Me datë 13 shkurt, ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, fillimisht duke i kanosur verbalisht, e më pas edhe e ka sulmuar babanë e tij, dhe më pas ka ndërmarrë veprime për ta djegur edhe objektin kolektiv ku i njëjti banon me familje, gjithashtu i mituri ditën kritike ka rezistuar edhe zyrtarëve Policor ashtu që duke i sulmuar njërit i shkakton edhe lëndime trupore dhe në vazhdimësi ka shfaqur agresivitet ndaj zyrtarëve policor dhe ndaj babait të tij”, thuhet në komunikatën për media të gjykatës./UBTNews