Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim N.K, i cili dhunoi seksualisht një të mitur.
Në komunikatën për media nga Gjykata thuhet se derisa e mitura gjendej e vetme në shtëpi, N.K kishte hyrë dy herë brenda ditës në shtëpinë e saj duke e goditur në fytyrë dhe më pas e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.
“Fillimisht në orët e pasdites dhe sërish në orët e vona të mbrëmjes, brenda të njëjtës ditë, derisa viktima – e mitura, gjendej e vetme në shtëpi, i pandehuri e shfrytëzon momentin e volitshëm futet në shtëpinë e saj dhe paraprakisht e grushton në fytyrë, e detyron të zhvishet dhe pa pëlqimin e saj e detyron të kryej marrëdhënie seksuale”, thuhet në komunikatën për media.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit N.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se ditën kritike, i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale të dhunimit ndaj të dëmtuarës – e moshës së mitur./UBTNews