UBT News

Një muaj paraburgim ndaj një personi për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit M.Z, për dhunë në familje.

Sipas një njoftimi për media, i pandehuri do të mbahet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike derisa t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.

“Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri M.Z  në liri mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarat ku mund t’ju rrezikojë jetën apo shëndetin e tyre dhe ekziston rreziku se mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

I pandehuri M.Z për shkak të mosmarrëveshjeve me të dëmtuarat – nënën dhe motrën e tij, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike në vazhdimësi  ndaj të tyre dhe si pasojë e këtyre veprimeve iu kishte shkaktuar lëndime trupore, ndjenjën e frikës dhe ankthit dhe të pasigurisë për jetë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./UBTNews

Exit mobile version