UBT News

Një monedhë e humbur për shekuj, tani shitet për 3.4 milionë dollarë

Një monedhë floriri e vitit 1609 tani konsiderohet si monedha më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në Europë.

Ajo u shit të hënën në një ankand në Gjenevë për 3.4 milionë dollarë.

Monedha peshon 339 gramë dhe u emetua në Spanjë, gjatë sundimit të mbretit Filip i Tretë. Ish-monedha spanjolle, e quajtur Centen, u prodhua në Segovia nga ari i sjellë nga pushtuesit spanjollë në Amerikë.

Kjo monedhë u krijua si një demonstrim i pasurisë dhe pushtetit mbretëror, duke pasur vlerën e disa pagave vjetore.

Sipas themeluesit të Numismatica Genevensis, ku u zhvillua ankandi, kjo është monedha më e madhe në historinë moderne evropiane.

E humbur për disa shekuj, monedha u shfaq përsëri në Shtetet e Bashkuara në vitet 1950, ku një koleksionist nga Nju Jorku e bleu përpara se ta shiste një blerësi spanjoll një dekadë më vonë.

Rekordin e mëparshëm për vlerën e një monedhe evropiane e mbante 100 dukatëshi i Perandorit të Shenjtë Romak, Ferdinand III, i cili ishte shitur për 2.42 milionë dollarë. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version