Këngëtarja 32-vjeçare përjetoi një situatë të frikshme kur një makinë e përplasi teksa po kalonte rrugën për të përshëndetur fansat e saj.
Në pamjet që po qarkullojnë në platformën X, Grande shihet e tronditur, duke ngritur dorën për t’u mbrojtur, ndërsa automjeti ndalet vetëm pak centimetra larg saj.
Gjatë ngjarjes në Operën e Parisit, ajo shkëlqeu me një fustan elegant të zi me detaje rozë, të kombinuar me një pallto të zezë me ngjyra të ndezura dhe taka të larta, duke ruajtur stilin e saj karakteristik plot finesë.
Pavarësisht incidentit, Ariana e përballoi situatën me qetësi dhe vijoi mbrëmjen me buzëqeshje.

Më vonë, ajo ndryshoi veshjen në një fustan rozë delikat për premierën private të filmit “Wicked: For Good” në Paris, ku sërish përshëndeti fansat nga një taksi private.
Ky episod ndodhi pak ditë pasi ajo u detyrua të mungonte në premierën e “Wicked” në Brazil për shkak të problemeve teknike me avionin.
Në një postim, ajo u shpreh e zhgënjyer që nuk mundi të udhëtonte drejt São Paulos, duke falënderuar fansat për mbështetjen dhe dashurinë e tyre të vazhdueshme. /A.Z/UBT News/