Një profesor në Gërdoc të Podujevës ka raportuar në polici se më 7 mars është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, ndërsa ky i fundit është arrestuar.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.
“Ankuesi mashkull kosovar profesor ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.