UBT News

Një mesazh në shishe u gjet në Atlantik

Një mesazh në shishe bashkoi dy adoleshentë nga anë të kundërta të Oqeanit Atlantik – tri vjet pasi filloi udhëtimin e tij të jashtëzakonshëm.

Sean Smith, 16-vjeçar, e shkroi këtë mesazh teksa ishte në pushime në Rhode në vitin 2018.

“Është Dita e Falënderimeve. Jam 13-vjeçar dhe jam për vizitë te familja ime në ishullin Rhode. Jam nga Vermont. Nëse e gjeni këtë, më shkruani në emailin: messageinabottle2018@gmail.com”, thuhej në shënim.

Tri vjet më pas, ky shënim u gjet 4 mijë e 820 kilometra larg. Christian Santos, 17-vjeçar, gjeti shishen në Azores, një arkipelag portugez në mes të Atlantikut.

Ai i tha gazetës Boston Globe se shishen e gjeti derisa po peshkonte me një të afërm të tij.

“E mora dhe shikova brenda dhe e pashë një letër. Mu duk interesante dhe ia tregova nënës sime”, deklaroi ai.

Këtë mesazh e ëma e Christian e shpërndau në rrjete sociale, dhe pastaj mori hov edhe në media. Një javë më vonë, Sean e pa këtë lajm në media.

“Reagimi im i parë ishte, si është e mundur?”, tha Sean.

Ai tha se shishja ishte një nga disa që ai dhe të afërmit e tij i hodhën në oqean në vitin 2018. Tani Sean ka një mik që nuk do ta harrojë kurrë./UBTNews

Exit mobile version