Sipas një studimi të realizuar në Londër, shtimi i sheqerit në çaj nuk është i nevojshëm për ta shijuar atë.
Hulumtuesit analizuan për një muaj zakonet e 64 meshkujve që zakonisht e pinin çajin me sheqer.
Pjesëmarrësve iu kërkua të ndiqnin një nga tre qasje: të ndalonin krejt shtimin e sheqerit, ta zvogëlonin gradualisht sasinë e tij ose të vazhdonin ta konsumonin si më parë.
Pas katër javësh, rezultatet treguan se edhe ata që e kishin ndaluar krejtësisht sheqerin, vazhdonin ta shijonin çajin njësoj. Në fund të eksperimentit, 42% e pjesëmarrësve që kishin reduktuar gradualisht sasinë e sheqerit, kishin hequr dorë plotësisht nga ai.
Studiuesit theksojnë se konsumimi i tepërt është një shqetësim serioz për shëndetin publik, pijet e zakonshme përbëjnë burim të madh të tij.
Në Britani, njerëzit konsumojnë rreth 700 gramë sheqer në javë ekuivalente me 140 lugë çaji për person, shumë mbi sasinë e rekomanduar prej 210 gramësh në javë (apo 30 gramë në ditë).
Një tjetër studim paralajmëron se një dietë e pasur me sheqer mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor, duke kontribuar në zhvillimin e depresionit.
Sheqernat e tepërt lidhen me procese inflamatore, neurobiologjike dhe metabolike që shoqërohen me simptoma depresive.
Kur kjo shoqërohet me mungesën e ekspozimit ndaj diellit gjatë dimrit dhe konsumimin e ushqimeve të përpunuara, rreziku për probleme të shëndetit mendor rritet ndjeshëm. /A.Z/UBT News/