Mund të duket e pabesueshme, por një lugë mjaltë nga kuzhina, para se të flini, mund të jetë çelësi për të reduktuar a eliminuar gërhitjen.
Ky “superushqim” i artë ofron një zgjidhje natyrale dhe efektive për ata që kanë vështirësi me gjumin për shkak të gërhitjes së vetes apo të partnerit.
Mjalti, përveçse një ëmbëlsirë e natyrshme, posedon veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antimikrobiale që ndihmojnë në reduktimin e gërhitjes.
Si ndihmon mjalti?
Mjalti vepron si një qetësues për fytin, duke ulur irritimin dhe zvogëluar dridhjet që shkaktojnë zhurmën e gërhitjes. Kur fyti është më i relaksuar e më pak i inflamuar, rrugët e frymëmarrjes qëndrojnë më të hapura – duke reduktuar ndjeshëm mundësinë për të gërhitur.
Përveç qetësimit të fytit, vetitë anti-inflamatore të mjaltit ndihmojnë në lehtësimin e bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe zvogëlimin e ënjtjes së grykës.
Mjafton një lugë mjaltë e pastër para gjumit ose e tretur në një filxhan ujë të ngrohtë, çaj kamomili apo çaj xhenxhefili.
Kjo praktikë e thjeshtë mund të bëhet pjesë e një rutine të qetë dhe relaksuese mbrëmjeje, duke përmirësuar cilësinë e gjumit.
Përfitimet e tjera shëndetësore të mjaltit:
Lehtëson kollën dhe fytin e irrituar;
Përshpejton shërimin e djegieve dhe plagëve;
Ul tensionin e gjakut;
Forcon sistemin imunitar;
Është i pasur me antioksidantë, veçanërisht mjalti me ngjyrë më të errët, që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.