UBT News

Një libanez theri me thikë një maroken në Prishtinë

Një maroken është therur me thikë nga një libanez të dielen, rreth orës 18:10, në Prishtinë. Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh njofton se e ka arrestuar të dyshuarin.

“Viktima mashkull shtetas Maroken ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte therur me thikë dhe më pas i është grabitur një çantë nga i dyshuari i panjohur. Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar. Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe arrestoj të dyshuarin mashkull libanez, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja./UBTNews

Exit mobile version