Gjatë javës së ardhme do të arrijnë në Kosovë një pjesë e vaksinave të ndara nga Bashkimi Evropian.
Kështu ka njoftuar Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi. Varhelyi ka njoftuar se do të qëndrojë në Kosovë më 5 maj, të mërkurën, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, në një kohë kur rajonit do t’i dhurohen vaksinat kundër koronavirusit, si pjesë e ndihmës nga Bashkimi Evropian.
Kontigjentin e parë prej 24 mijë dozave të vaksinave antiCOVID Kosova e ka pranuar më 28 mars.