Një klerik i fuqishëm iranian, anëtar i Asamblesë së Ekspertëve që zgjedh liderin suprem të vendit, u vra si pasojë e një sulmi të armatosur, konfirmuan zyrtarët të mërkurën.
Ky besohet të jetë sulmi më i rëndësishëm ndër vite ndaj një kleriku iranian.
“Ayatollah Abbas Ali Soleimani u vra këtë mëngjes si pasojë e një sulmi të armatosur… sulmuesi gjithashtu u arrestua dhe tani rasti po hetohet”, raportoi agjencia e lajmeve IRNA, duke cituar një zyrtar të sigurisë për provincën veriore të Mazandaran, ku ndodhi vrasja.
Sulmi ndodhi brenda një banke në qytetin e Babolsarit./UBTNews/