Një këmbësore është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.