Në Gjilan është goditur nga vetura një këmbësor, të mërkurën rreth orës 20:00. Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh njofton se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Regjional të Gjilanit.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një këmbësor. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar -këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime”, njofton PK-ja.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./UBTNews