UBT News

Një javë ka mbetur për të shpëtuar marrëveshjen e grurit

Kanë mbetur vetëm shtatë ditë nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi dhe Rusia ka kërcënuar se nuk do të zgjasë marrëveshjen e saj me Ukrainën.

Marrëveshja lejon një korridor të sigurt për eksportet e grurit ukrainas, vendimtar për të ushqyer “njerëzit më të cenueshëm në prag të urisë” në mbarë globin, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

OKB-ja është përpjekur të negociojë një zgjatje, por sot ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se këto përpjekje kanë dështuar.

“Këto përpjekje të jashtëzakonshme nuk kanë dhënë asnjë rezultat”, tha ai.

Moska ka thënë vazhdimisht se nuk sheh asnjë arsye për të zgjatur marrëveshjen e grurit, duke argumentuar se angazhimet e marra për të hequr pengesat ndaj eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave nuk janë përmbushur.

Exit mobile version