UBT News

Një ish-zyrtar i CIA-s dënohet me 40 vjet burg

Një ish-oficer i CIA-s është dënuar me 40 vjet burg për zbulimin e një grumbulli mjetesh të klasifikuara hakerimi në platformën Wikileaks.

Joshua Schulte u shpall fajtor edhe për posedim të imazheve të abuzimit të fëmijëve. Prokurorët e kanë akuzuar atë për zbulimin e mjeteve të CIA-s “Vault 7”, të cilat ua mundësojnë oficerëve të inteligjencës të hakojnë telefonat inteligjentë dhe t’i përdorin ato si pajisje dëgjimi. Ata thanë se rrjedhja e informacionit është një nga më “të pafytyrat” në historinë e SHBA.

Schulte, 35 vjeç, ndau rreth 8 mijë e 761 dokumente me Wikileaks në vitin 2017, që përbën shkeljen më të madhe të të dhënave në historinë e CIA-s, njoftoi departamenti i drejtësisë amerikane. Ai i mohoi akuzat, por u dënua për akuza të ndryshme në tri gjyqe të veçanta federale në New York gjatë viteve 2020, 2022 dhe 2023.

Të enjten, ai u dënua për akuza për spiunazh, hakerim kompjuterik, përbuzje të gjykatës, dhënie të deklaratave të rreme në FBI dhe posedim të imazheve të abuzimit me fëmijët./UBTNews/

Exit mobile version