UBT News

Një ish-anëtare e ISIS dënohet me nëntë vjet burg në Gjermani pasi mbajti si skllave një grua jezide

Një grua gjermane që iu bashkua grupit të Shtetit Islamik (IS) është dënuar me nëntë vjet burg për krime, duke përfshirë mbajtjen e një gruaje jazide si skllave.

Ajo u shpall fajtore edhe për krime kundër njerëzimit dhe anëtarësim në një organizatë të huaj terroriste.

Një gjykatë në qytetin perëndimor të Koblenz-it tha se 37-vjeçarja kishte abuzuar me viktimën për tre vjet, ndërsa ato jetonin në Siri dhe Irak.

Gjithashtu zbuloi se ajo e kishte inkurajuar burrin e saj të përdhunonte dhe të rrahte gruan jezide.

Në vitin 2014, luftëtarët e IS-it hynë në atdheun stërgjyshorë të pakicës fetare Yazidi në rajonin Sinjar të Irakut verior dhe nisën atë që OKB-ja ka thënë se ishte një fushatë gjenocidale.

Mijëra burra dhe djem mbi moshën 12 vjeçare u vranë menjëherë pasi iu dha ultimatumi që të konvertoheshin ose të vdisnin. Rreth 7000 gra dhe vajza u skllavëruan dhe iu nënshtruan abuzimeve brutale.

Midis tyre ishte edhe gruaja e re, të cilën prokurorët thanë se e akuzuara, e quajtur Nadine K, dhe bashkëshorti i saj e përdorën si skllave që nga viti 2016, kur u zhvendosën në qytetin verior të Irakut, Mosul.

Ata kishin udhëtuar në Siri për t’iu bashkuar IS-it një vit më parë dhe më vonë u kthyen atje me gruan, e cila në atë kohë ishte në fillim të të 20-ave.

Në mars 2019, Nadine K dhe familja e saj u kapën nga forcat kurde në Siri. Ajo u arrestua vitin e kaluar pasi u riatdhesua në Gjermani.

Gjatë gjyqit të saj, e akuzuara mohoi se kishte keqtrajtuar gruan jezide, por tha se ajo duhej të kishte bërë më shumë për të.

Kohët e fundit ka pasur një numër gjyqesh në Gjermani që përfshijnë ish-anëtarë të IS-it të akuzuar për vrasjen ose abuzimin e Yazidëve./UBTNews/

Exit mobile version