UBT News

Një iPhone i gjeneratës së parë shitet mbi 63 mijë dollarë në ankand

Një iPhone i gjeneratës së parë të vitit 2007 u shit për mbi 63 mijë dollarë në një ankand online të dielën, mbi 100 herë më shumë se kostoja e tij origjinale. Kutia e kësaj pajisjeje, që njihet ndryshe edhe si “edicioni i parë” nga ankandi LCG Auctions, nuk ishte hapur kurrë.

iPhone origjinal kushtonte 599 dollarë dhe u ofroi përdoruesve të hershëm të Apple një ekran 3.5 inç me një kamerë 2 megapiksel, plus opsione ruajtjeje 4 GB dhe 8 GB, aftësi interneti dhe iTunes. Nuk kishte dyqan aplikacionesh, funksiononte në një rrjet 2G dhe ishte ekskluzive për rrjetin e AT&T.

Oferta mbi këtë telefon nisi në fillim të këtij muaji me 2 mijë e 500 dollarë. Mark Montero, themeluesi i LCG Auctions i tha CNN-it se 100 blerës ishin në garë për këtë iPhone dhe se personi që e bleu ishte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./UBTNews/

Exit mobile version