Një i vrarë, një i lënduar dhe tre të arrestuar pas përleshjes
Një ngjarje e rëndë kriminale është raportuar në Prizren, ku si pasojë e një përleshjeje ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.
Sipas informacioneve, viktima dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë (thikë), duke pësuar plagë fatale si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë. Një tjetër burrë ka pësuar lëndime trupore gjatë incidentit.
Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, dy burra dhe një grua. Pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.
D.L
