UBT News

Një i vrarë e një i plagosur nga të shtënat me armë në Podujevë

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur pas gjuajtjeve me armë zjarri në Podujevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Lidhur me rastin nuk ka persona të arrestuar.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”, deklaroi ai.

Exit mobile version