Një person ka vdekur sot si pasojë e granatimeve ruse në qytetin e Khersonit, sipas një zyrtari të lartë ukrainas.
Andrii Yermark, kreu i zyrës presidenciale, njoftoi se edhe një shtëpi u shkatërrua si pasojë e sulmit.
Kherson është nën sulme të vazhdueshme që nga tërheqja e Rusisë nga qyteti gjatë muajit nëntor. Ky qytet ishte nën pushtimin rus për muaj të tërë, por përfundimisht u çlirua nga forcat ukrainase që shtynë trupat e Moskës në anën tjetër të lumit Dnipro./UBTNews/