Një ndërtesë rezidenciale shumëkatëshe u shemb pjesërisht të enjten në Surfside, në Florida të Jugut, duke lënë të paktën një të vdekur dhe dhjetë të tjerë të lënduar.
Ndërtesa u shemb në orët e para të mëngjesit. Një video nga vendi i ngjarjes tregon momentin kur u shemb kjo ndërtesë.
“Është katastrofike kjo çfarë ka ndodhur. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërtesat nuk shemben”, deklaroi Charles W. Burkett, kryetar i bashkisë së Surfside.
Po punohej në çatinë e kësaj ndërtese, megjithatë nuk dihet nëse kjo është arsyeja që ka çuar deri në shembjen e saj./UBTNews