Si pasojë e një sulmi rus, një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur të dielën në rajonin lindor të Ukrainës – Donetsk, sipas një zyrtari ushtarak ukrainas.
Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, tha të hënën se viktimat u raportuan në vendbanimin Velyka Novosilka.
Qyteti i Donetskut është pushtuar nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014, megjithatë forcat ukrainase mbeten brenda disa milje nga kufijtë e tij dhe mbajnë shumicën e kontrollit mbi rajonin./UBTNews/