UBT News

Një i vdekur, pesë raste të reja me COVID-19

Një rast i vdekjes nga COVID-19 është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda kësaj periudhe kohore janë regjistruar pesë raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 155 pacientë.

Sipas njoftimit të MSh-së aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 923.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë kryer 83 mijë e 725 vaksinime në nivel vendi./UBTNews

Exit mobile version