Një person ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të në një cisterne që ka ndodhur sot (e premte) në një pompë të derivateve në rrugën “Tahir Zemaj” në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në ora 09:14 policia është njoftu se në rrugën ‘Tahir Zemaj’, në Pejë dyshohet se ka ndodhur një shpërthim i një cisterne. Ende nuk kemi informacione, jemi në vendin e ngjarjes po presim me na konfirmu hetuesit prokurori mjeku. Mjeku kujdestar ka kofirmuar vdekjen e një personi”, tha Gashi.