Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar një i vdekur dhe 51 raste të reja me koronavirus nga 1.028 testime të kryera në terren.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.408 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.715 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.799 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.207. Në total numri i rasteve aktive është 634.