Një person ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.
Në njoftimin e Institutit bëhet e ditur se janë regjistruar 13 raste të tjera dhe 14 qytetarë janë shëruar nga ky virus.
Ndërkohë 202 raste janë aktive.