UBT News

Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Një rast i vdekjes nga COVID-19 është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, si dhe janë regjistruar 18 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njofton se janë shëruar edhe 14 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 165.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 mijë e 595 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141 mijë e 8 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version