UBT News

Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Kosovë brenda 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19 dhe janë regjistruar 28 raste të reja.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 5 raste, Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Istog, Pejë dhe Vushtrri. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 133 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 487./UBTNews

Exit mobile version