UBT News

Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Një rast i vdekjes nga COVID-19 është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Rasti i vdekjes është nga komuna: Ferizaj 1 rast (63 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Pejë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Gjilan, Istog, Klinë, Mitrovicë, Obiliq, Prizren dhe Viti.

Në Kosovë janë shëruar edhe 230 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 987./UBTNews

Exit mobile version