UBT News

Një i vdekur nga bora e madhe dhe i ftohti rekord që goditi Japoninë

Pjesa më e madhe e Japonisë të mërkurën u mbulua nga bora dhe i ftohti që la të vdekur të paktën një person.

“Këto temperatura janë disa nga më të ftohtat që kemi përjetuar në një dekadë”, i tha AFP-së zyrtari i Agjencisë Meteorologjike japoneze, Takafumi Umeda.

Temperaturat më të ulëta rekord u regjistruan në disa vende, përfshirë një zonë të Kumamotos jugore, ku merkuri goditi -9 gradë Celsius, temperatura më e ulët e regjistruar që nga viti 1977.

Zëdhënësi i lartë i qeverisë, Hirokazu Matsuno tha se një person ka vdekur nga të ftohtit, ndërsa meteorologët paralajmëruan për stuhi, dallgë dhe bllokim të trafikut për shkak të akullit në rrugë.

Qindra fluturime u anuluan për shkak të stuhisë së borës, ndërsa vonesat dhe anulimet ndërprenë si trenat lokalë ashtu edhe shërbimet e Shinkansen në distanca të gjata. Automjetet në rrugët kryesore në disa lokacione kanë mbetur të bllokuara, raportojnë mediat lokale./UBTNews/

Exit mobile version