UBT News

Një i vdekur në një aksident në Novobërdë

Një person ka vdekur në një aksident trafiku në Novobërdë. Sipas policisë, viktima përderisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

“Si pasojë e aksidentit drejtuesi ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar ne Spitalin e Graqanicës ku rreth orës 22:15 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia./UBTNews

Exit mobile version