Ka vdekur një punëtor në Minierën e Trepçës – njësia në Leposaviq. Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews, kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.
“Në minierën e Trepçës – njësia në Leposaviq ka ndodhur një aksident i cili ka përfunduar me fatalitet. Aksidenti ka ndodhur në njësinë përpunuese-flotacion.”, deklaroi ai.
Gërguri njoftoi se në vendin e ngjarjes janë nisur inspektorët nga KPMM./UBTNews