UBT News

Një i vdekur dhe tre të lënduar – aksident mes tri veturave në Kliqinë të Pejës

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave në rrugën Pejë–Prishtinë, në Kliqinë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:42, ku fillimisht ishin raportuar katër persona të lënduar.

Njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

Ndërkohë, tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./A.K/

Exit mobile version