Një person ka vdekur dhe tetë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe nëntë pacientë që ishin të infektuar, kurse në total numri i rasteve aktive është 320.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 615 mijë e 360 doza të vaksinës./UBTNews