Një person ka vdekur dhe tetë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 16 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 314.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 892 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 647 mijë e 674 doza të vaksinës./UBTNews