Një person ka vdekur dhe shtatë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë për situatën epidemiologjike në vend, brenda kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe nëntë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 328.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 991 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë1 milion e 640 mijë e 380 doza të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews