UBT News

Një i vdekur dhe katër të lënduar në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një vetaksident që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova” rreth orës 13:30. Rastin e ka konfirmuar për UBTNews, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Exit mobile version