Një person ka vdekur dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike në vend njoftoi se janë shëruar edhe tetë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 327.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 802 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 609 mijë e 325 doza të vaksinës./UBTNews