UBT News

Një i vdekur dhe 83 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur dhe 83 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive është 1 mijë e 597, kurse 181 persona janë shëruar.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 565 doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 814 mijë e 5 doza të vaksinës. Deri më sot 816 mijë e 442 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 97 mijë e 722 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./UBTNews/

Exit mobile version