Një person ka vdekur dhe 763 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 213 pacientë. Në total numri i rasteve aktive është 2 mijë e 184.
Brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 289 pacientë, kurse deri më tani në total janë administruar 1 milion e 831 mijë e 706 doza të vaksinave kundër COVID-19./UBTNews/