Një i vdekur dhe 70 raste të reja me COVID-19 janë raportuar 24 orët e fundit në Kosovë.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
#Bashkëiadalim
30 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.941 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.641.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 366.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!